Nuk zgjedhet kryetari i Kuvendit të Kosovës as në përpjekjen e 32-të

- Gazeta e Prizrenit

Nuk zgjedhet kryetari i Kuvendit të Kosovës as në përpjekjen e 32-të

Serish nuk u arrit konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Kjo shënoi dështimin e 32-të për krijimin e institucioneve të reja.

Edhe kjo seancë vazhdon të mbetet e papërfunduar, pasi mungesa e kuorumit për formimin e Komisionit për zhvillimin e votimit të fshehtë ka pamundësuar votimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Në seancë janë të pranishëm 75 deputetë.

Lexo edhe:

“Shtëpia e Bardhë” në Prizren – a po mbulohet nga të zezat e qeverisjes Totaj?!

Seanca e ardhshme është caktuar më 17 qeshor, duke filluar nga ora 10:00.



Read it all at Gazeta e Prizrenit