Kryeministri britanik i shqetësuar për përshkallëzimin në Lindjen e Mesme

- Bota Sot

Kryeministri britanik i shqetësuar për përshkallëzimin në Lindjen e Mesme

Kryeministri britanik Keir Starmer i ka thënë Sky News se është ‘i shqetësuar’ për përshkallëzimin në Lindjen e Mesme.

Kryeministri britanik foli dje me redaktoren politike të këtij mediumi, Beth Rigby, e cila e ndau një pjesë të intervistës ku dëgjohet Starmer të deklarohet për këtë çështje.

Rigby ndan bisedën e saj tetëminutëshe me kryeministrin, ku Starmer pranon: “Jam i shqetësuar për përshkallëzimin. Jam i shqetësuar për përshkallëzimin në rajon.”

Deklaratat e tij vijnë teksa Donald Trump thuhet se po shqyrton përfshirjen e drejtpërdrejtë në konfliktin Izrael –  Iran.



Read it all at Bota Sot