Kryeministri britanik Keir Starmer i ka thënë Sky News se është ‘i shqetësuar’ për përshkallëzimin në Lindjen e Mesme.
Kryeministri britanik foli dje me redaktoren politike të këtij mediumi, Beth Rigby, e cila e ndau një pjesë të intervistës ku dëgjohet Starmer të deklarohet për këtë çështje.
Rigby ndan bisedën e saj tetëminutëshe me kryeministrin, ku Starmer pranon: “Jam i shqetësuar për përshkallëzimin. Jam i shqetësuar për përshkallëzimin në rajon.”
Deklaratat e tij vijnë teksa Donald Trump thuhet se po shqyrton përfshirjen e drejtpërdrejtë në konfliktin Izrael – Iran.