40 mijë euro mbushje Vala për deputetët në vitin 2024, kush shpenzoi më së shumti?

- Gazeta e Prizrenit

40 mijë euro mbushje Vala për deputetët në vitin 2024, kush shpenzoi më së shumti?

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë pse brengosen kur flasin e shkruajnë me telefonët e tyre.

Me buxhetin e taksapaguasve, ata kanë shpenzuar rreth 40 mijë euro (38.190 ) me kompaninë publike, Vala gjatë vitit 2024, raporton Interaktiv Talks.

Sipas të dhënave zyrtare të Kuvendit, kampion me shpenzime është nënkryetari Enver Hoxhaj i PDK-së, (mbi 1000 Euro, me 100 euro limit në muaj)  e kogja shumë kanë shpenzuar edhe deputetë të tjerë si Mimoza Kusari Lila (VV), Besnik Tahiri (AAK)e Arben Gashi (LDK) nga 720 Euro secili, por edhe deputeti milioner, Valon Ramadani (VV), që ia ka marrë Kuvendit 480 Euro mbushje.

Për habi është kush ka shpenzuar më së paku nga të gjithë, dhe cilët líder partiakë kanë marrë e kush ka refuzuar të marrë mbushjet e Valas. Për më shumë shikojeni videon në vazhdim.



Read it all at Gazeta e Prizrenit