Anëtarja e Kuvendit Komunal të Prizrenit nga LVV, Dafina Alishani, reagoi sot pas arrestimit të një zyrtareje komunale të urbanizmit në Prizren, Shpresa Osmanolljat, duke e vlerësuar si “vetëm majën e Ajsbergut” të problemeve që lidhen me ndërhyrjet në ndërtimet me tejkalim të lejes.
Ajo ka thënë se qytetarët e dinë se “kush është peshku i madh” dhe kush ushtron presion mbi shërbyesit civilë për interesa personale.
Në reagim Alishani përmend edhe fjalorin fyese të shefit të kabinetit të kryetarit Totaj, duke e krahasuar me gjuhën që është përdorur gjatë luftës: “Mërsh tamo neve na kanë thënë në luftë, jo në liri”.
Reagimi i plotë i Dafina Alishanit:
Arrestimi i djeshëm i zyrtarës së urbanizmit në Komunën e Prizrenit në lidhje me ndërtimet me tejkalim të lejes, është vetëm maja e ajsbergut.
Të gjithë e dijmë se kush është autoriteti më i lartë në komunë. E dijmë edhe kush i bënë presion shërbyesve civil për interesa personale. E dijmë kush është peshku i madh. I gjithë qyteti e din kush është ai që stafi i komunës ja ka frikën më së shumti.
Pas hulumtimit të Betimit në drejtësi e lexuam edhe fjalën fyese të shefit të kabinetit.
E pra pa e pasur mizën ndër kapuq nuk besoj që njeriu e ulë vetën aq shumë sa ta përdor thënjen “mërsh tamo”.
“Mërsh tamo” neve na kanë thënë në luftë, nuk do duhej ta ndëgjojmë këtë fjalë në liri.
Për qudi që asnjë gazetar nuk e pyeti Shaqirin se a distancohet nga fjala “mërsh tamo” të kabinetit të tij kundrejtë opozitës.
Paramendoni po ta kishte thënë një fjalë të tillë ndonjë kabinet i ndonjë komune ku qeveris Lëvizja VETËVENDOSJE!
Lexo edhe: