Nuk pagoi gjobën prej 200 eurosh, iu shëndrrua në dënim me burgim – 31 vjeçari arrestohet në Aeroportin “Adem Jashari” dhe dërgohet në vuajtje

- Gazeta e Prizrenit

Nuk pagoi gjobën prej 200 eurosh, iu shëndrrua në dënim me burgim – 31 vjeçari arrestohet në Aeroportin “Adem Jashari” dhe dërgohet në vuajtje

Një qytetar është ndaluar mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi gjatë verifikimit doli se ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arrest aktiv.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se bëhet fjalë për Leonard Gashin, 31 vjeçar, i cili ishte dënuar me gjobë prej 200 eurosh nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale “Kanosja”.

Pasi nuk e kishte paguar gjobën, gjykata kishte vendosur që dënimi t’i shndërrohet në burgim efektiv prej 10 ditësh.

Gashi është ndaluar në pikën kufitare në ANP “Adem Jashari” më 21 qershor 2025, rreth orës 22:51, dhe është dërguar menjëherë në mbajtje për vuajtje të dënimit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.



Read it all at Gazeta e Prizrenit