Zyrtare: Liria angazhon trajneri të ri

- Gazeta e Prizrenit

Zyrtare: Liria angazhon trajneri të ri

Tashmë është zyrtare. FC Liria nga Prizreni ka zyrtarizuar emërimin e Klodian Duros në krye të bankinës së skuadrës së tyre.

Ish-futbollist i kombëtare shqiptare vjen në krye të Lirisë me qëllimin për të rikthyer ambiciet dhe sukseset në klubin prizrenas.

FC Liria përmes një njoftimi, ka zyrtarizuar marrëveshjen me Duron.

“Klodian Duro, mirësevjen te FC Liria. Një emër me peshë në futbollin shqiptar vjen në stolin tonë! Klodian Duro – ish-mesfushori legjendar i Kombëtares Shqiptare, me një karrierë të pasur si lojtar në Shqipëri, Turqi, Gjermani, Qipro, Austri – tani sjell përvojën e tij si trajner në Prizren. Pas eksperiencave si trajner te Kukësi, Feronikeli dhe Gjilani, Duro vjen te FC Liria me vizionin për ta ngritur skuadrën aty ku e meriton”, thuhet në njoftimin e klubit nga Prizreni.



Read it all at Gazeta e Prizrenit