Spitali i Prizrenit përfiton nga përvoja turke në kardiologji

- Gazeta e Prizrenit

Spitali i Prizrenit përfiton nga përvoja turke në kardiologji

Prizren, 24 qershor 2025 – Një ekip i ekspertëve nga Universiteti “Izmir Bakırçay” i Turqisë, të udhëhequr nga Prof. Dr. İlker Gül dhe Doc. Dr. Oktay Şenöz, po qëndron në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, me qëllim të trajnimit të stafit të Kardiologjisë Invazive dhe Laboratorit të Kateterizimit.

Në kuadër të kësaj vizite, sot spitalin e vizituan përfaqësues nga Konsullata e Turqisë në Prizren, TIKA dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës. Gjatë takimit me drejtuesit e spitalit u diskutua për bashkëpunimin aktual dhe mundësitë për zhvillime të reja në fushën e kardiologjisë.

Si rezultat i bashkëpunimit, në dy ditët e fundit janë realizuar 13 koronarografi dhe 6 stentime, përfshirë një ndërhyrje të suksesshme urgjente te një pacient me infarkt akut.

Ky projekt shënon një hap të rëndësishëm drejt avancimit të shërbimeve shëndetësore dhe zhvillimit profesional të stafit mjekësor në Prizren.



Read it all at Gazeta e Prizrenit