Egnatia e ka fituar takimin miqësor përballë CSKA-së 1948. Golat për skuadrën e Edlir Tetovës u shënuan nga Regi Lushkja dhe Edison Ndreca.
Ky takim u luajt në Bansko të Bullgarisë. Kampionët e Shqipërisë po bëjnë mjaft mirë në fazën përgatitore ku më parë kanë barazuar 2 me 2 përballë Iberias.
Egnatia është para sfidave të rëndësishme në Champions.
Ekipi rrogozhinas do të përfaqësojë Shqipërinë pikërisht ndaj Breidablik.
Të gatshëm për Egnatian: Dajsinani, Xhemajli, Sota, Fangaj, Ndreca, Aleksi, Medeiros, Lushkja, Selmani, Guindo, Kuka, Duka, Jahaja, Madani, Alijev, Uotlai, Bakajoko, Melo, Tetova, Allmuça.