Kampionët e Shqipërisë fitojnë kundër gjigantëve të Bullgarisë

- Bota Sot

Kampionët e Shqipërisë fitojnë kundër gjigantëve të Bullgarisë

Egnatia e ka fituar takimin miqësor përballë CSKA-së 1948. Golat për skuadrën e Edlir Tetovës u shënuan nga Regi Lushkja dhe Edison Ndreca.

Ky takim u luajt në Bansko të Bullgarisë. Kampionët e Shqipërisë po bëjnë mjaft mirë në fazën përgatitore ku më parë kanë barazuar 2 me 2 përballë Iberias.

Egnatia është para sfidave të rëndësishme në Champions.

Ekipi rrogozhinas do të përfaqësojë Shqipërinë pikërisht ndaj Breidablik.

Të gatshëm për Egnatian: Dajsinani, Xhemajli, Sota, Fangaj, Ndreca, Aleksi, Medeiros, Lushkja, Selmani, Guindo, Kuka, Duka, Jahaja, Madani, Alijev, Uotlai, Bakajoko, Melo, Tetova, Allmuça.



Lexoni të gjitha në Bota Sot