Berisha: Të premten promovohet iniciativa qytetare “Bashkimi Demokratik i Prizrenit”

- Gazeta e Prizrenit

Berisha: Të premten promovohet iniciativa qytetare “Bashkimi Demokratik i Prizrenit”
Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, përmes një postimi njoftoi se të premten, më 27 qershor 2025, në ora 20:00, do të bëhet promovimi i iniciativës qytetare “Bashkimi Demokratik i Prizrenit”.
Aktiviteti do të zhvillohet në ambientet e Hotel Theranda në Prizren, ku Berishës, sqaron se nisma synon të ruajë dhe avancojë vlerat kulturore, historike dhe politike të qytetit, duke ftuar qytetarët që të bëhen pjesë aktive e kësaj përpjekjeje, përcjell Gazeta e Prizrenit.
“Prezenca dhe mbështetja e qytetarëve është jetike për ne dhe për Prizrenin,” theksoi Berisha, duke shtuar moton e lëvizjes: “Bashkë për një Prizren më të mirë!”
Kjo iniciativë shihet si përpjekje për të mobilizuar qytetarët rreth një platforme që synon zhvillim dhe përfaqësim të denjë për qytetin historik të Prizrenit.


Read it all at Gazeta e Prizrenit