Një person me iniciale L.A. është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet për falsifikim të parave.
Në një komunikatë të përbashkët, Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se gjatë realizimit të kontrollit, te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar afro 5 mijë euro dhe gjësende të tjera të dyshimta.
“Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor Prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit”, thuhet në njoftim.
Më poshtë gjeni provat që u gjetën gjatë kontrollit tek i dyshuari:
– 123 fletë formati A4 ku janë të fotokopjuara kartëmonedha prej 10 € dhe 20 €;
– 12 fletë A4 të prera pasi janë prerë kartëmonedhat;
– 1 telefon iPhone;
– 2 x 100€ = 200 €
– 108 x 20€ = 2,160 €
– 40 x 10€ = 400 €
– 23 x 50€ = 1,150 €
– 4 x 100€ = 400 €
– 5 x 50€ = 250 €
– 5 x 20€ = 100 €
– 7 x 10€ = 70 €
– 11 x 5€ = 55 €
Në total, shuma e parave të sekuestruara është 4,796.40 euro