Gramozi, djali i legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, ka uruar tre dekadat e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Gramoz Vokrri tha se “Bota sot” ka luajtur një rol të madh në afirmimin e sportit në Kosovë dhe më gjerë.
“Gazeta ‘Bota sot’ ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në promovimin e sportit në Kosovë dhe më gjerë.
Përmes raportimeve të sakta, analizave profesionale dhe mbështetjes së vazhdueshme për sportistët dhe klubet tona, kjo gazetë ka qenë një zë i rëndësishëm në ngritjen e vetëdijes dhe dashurisë për sportin. Kontributi i saj ka ndihmuar në forcimin e identitetit sportiv kombëtar dhe në afirmimin e vlerave të lojës së ndershme dhe përkushtimit.
Urime 30 vjetorin në rubrikën e sportit”, ka uruar Vokrri.