Gramoz Vokrri: Kontributi i gazetës ‘Bota sot’ ka ndihmuar në forcimin e identitetit sportiv kombëtar

- Bota Sot

Gramoz Vokrri: Kontributi i gazetës ‘Bota sot’ ka ndihmuar në forcimin e identitetit sportiv kombëtar

Gramozi, djali i legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, ka uruar tre dekadat e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Gramoz Vokrri tha se “Bota sot” ka luajtur një rol të madh në afirmimin e sportit në Kosovë dhe më gjerë.

“Gazeta ‘Bota sot’ ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në promovimin e sportit në Kosovë dhe më gjerë.

Përmes raportimeve të sakta, analizave profesionale dhe mbështetjes së vazhdueshme për sportistët dhe klubet tona, kjo gazetë ka qenë një zë i rëndësishëm në ngritjen e vetëdijes dhe dashurisë për sportin. Kontributi i saj ka ndihmuar në forcimin e identitetit sportiv kombëtar dhe në afirmimin e vlerave të lojës së ndershme dhe përkushtimit.

Urime 30 vjetorin në rubrikën e sportit”, ka uruar Vokrri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot