Një aksident i fatal trafiku ndodhi sot në mëngjes rreth orës 06:57 në magjistralen Suharekë – Shtime, në vendin e njohur si Qafa e Duhlës.
Referuar njoftimit nga Policia, në aksident është përfshirë një motoçikletë me dy shtetas të Maqedonisë së Veriut. Dyshohet se drejtuesi i motorit humbi kontrollin pasi një qen endacak i doli në rrugë. Si pasojë e përplasjes, pasagjerja D.M. (1985) humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa drejtuesi A.S. (1979) ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë duke vazhduar, ndërsa rruga është e qarkullueshme për qytetarët,thuhet në njotimin e Policisë.
P. S Pamje nga arkivi