Drita e Gjilanit e nisi me këmbë të parë rrethin e parë kualifikues të Champions League.
Kampioni i Kosovës, Drita, e ka mposhtur me rezultat 1:0 skuadrën nga Lukesemburgu, Differdange.
Kjo ishte ndeshja e parë dhe u zhvillua nën dritat e reflektorëve në staidumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Futbollisti Arb Manaj vulosi fitoren në minutën e 73-të.
Manaj nga afërsia e me një prekje të lehtë e mposhti portierin Felipe.
Në finish të takimit mysafirët ishin më të rrezikshëm por portieri Faton Maloku ishte në nivelin e detyrës.
Tifozët “Intelektualët” krijuan atmosferë të mirë.
Drita u tregua skuasdlr më e mirë, më kërkuese dhe me meritë ka artizur fitore, e cila është një kapital i mirë për ndeshjen e kthimit që luhet të martën e ardhshme.