Arb Manaj - triim i fitores së Dritës në ndeshjen e parë kualifikuese të  Champions Leagues

- Bota Sot

Arb Manaj - triim i fitores së Dritës në ndeshjen e parë kualifikuese të  Champions Leagues

Drita e Gjilanit e nisi me këmbë të parë rrethin e parë kualifikues të Champions League.

Kampioni i Kosovës, Drita, e ka mposhtur me rezultat 1:0 skuadrën nga Lukesemburgu, Differdange.

Kjo ishte ndeshja e parë dhe u zhvillua nën dritat e reflektorëve në staidumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Futbollisti Arb Manaj vulosi fitoren në minutën e 73-të.

Manaj nga afërsia e me një prekje të lehtë e mposhti portierin Felipe.

Në finish të takimit mysafirët ishin më të rrezikshëm por portieri Faton Maloku ishte në nivelin e detyrës.

Tifozët “Intelektualët” krijuan atmosferë të mirë. 

Drita u tregua skuasdlr më e mirë, më kërkuese dhe me meritë ka artizur fitore, e cila është një kapital i mirë për ndeshjen  e kthimit që luhet të martën e ardhshme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot