Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, ka shënuar fitoren e parë historike evropiane në stadiumin “Besa” në Tuz”.
Fituesi i Kupës së Malit të Zi, Deçiqi, ka treguar lojë të mirë para shikuesve të vet, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Sileksin e Kratovës, në takimin e parë të rrethit të parë kualifikues të Conference League.
Fitore e madhe dhe një epërsi e mirë për ndeshjen e kthimit.
Mysafirët nga minuta e 50-të mbeten pa një lojtar.
Mircevski u përjashtua me karton të kuq dhe kjo ishte epërsi numerike për Deçiqin.
Golat i realizuan Bajoviq (39) e Ndiaye (70)
Presidenti i klubit Deçiqi, Pal Dreshaj, me skuadrën e tij festojnë fitoren e parë evropiane në Tuz në stadiumin “Besa”.
Fitorja që do të shënohet me shkronja të arta për skuadrën shqiptare.