Shqiptarët festojnë fitoren historike në stadiumin ‘Besa’, kthejnë kokulur skuadrën maqedonase

- Bota Sot

Shqiptarët festojnë fitoren historike në stadiumin ‘Besa’, kthejnë kokulur skuadrën maqedonase

Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, ka shënuar fitoren e parë historike evropiane në stadiumin “Besa” në Tuz”.

Fituesi i Kupës së Malit të Zi, Deçiqi, ka treguar lojë të mirë para shikuesve të vet, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Sileksin e Kratovës, në takimin e parë të rrethit të parë kualifikues të Conference League. 

Fitore e madhe dhe një epërsi e mirë për ndeshjen e kthimit. 

Mysafirët nga minuta e 50-të mbeten pa një lojtar.

Mircevski u përjashtua me karton të kuq dhe kjo ishte epërsi numerike për Deçiqin.

Golat i realizuan Bajoviq (39) e Ndiaye  (70)

Presidenti i klubit Deçiqi, Pal Dreshaj, me skuadrën e tij festojnë fitoren e parë evropiane në Tuz në stadiumin “Besa”. 

Fitorja që do të shënohet me shkronja të arta për skuadrën shqiptare.



Lexoni të gjitha në Bota Sot