Selmanaj premton 𝐪𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐬je 𝐦𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐬𝐡𝐦ë𝐫𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐚 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐮𝐩𝐬𝐢𝐨𝐧

- Gazeta e Prizrenit

Selmanaj premton 𝐪𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐬je 𝐦𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐬𝐡𝐦ë𝐫𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐚 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐮𝐩𝐬𝐢𝐨𝐧

Driton Selmanaj, kandidat për kryetar të Prizrenit, përmes një postimi, ka deklaruar se do 𝐭ë 𝐪𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐬𝐢 𝐦𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐬𝐡𝐦ë𝐫𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐚 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐮𝐩𝐬𝐢𝐨𝐧.

Postimi i tij:

Të dashur qytetarë të Prizrenit!
Të dashur anëtarë dhe veprimtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës!

Mbrëmë në ambientet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, mora mbështetjen e strukturave të Degës së LDK-së dhe të Kryetarit Abdixhiku për të qenë kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit.

Me përulësi dhe mirënjohje të thellë, dua të shpreh falënderimin tim për besimin dhe vlerësimin që ma dhanë.

Ky nominim nuk është vetëm një nder i madh për mua, por mbi të gjitha një përgjegjësi që e marr me seriozitet dhe përkushtim të plotë. Këtë besim e kuptoj si shprehje të besimit në vizionin, përvojën dhe përkushtimin tim ndaj vlerave dhe qëllimeve të përbashkëta që na bashkojnë.

E di që jemi përballë me shumë sfida, dhe po ashtu edhe zgjedhjet para nesh janë sfidë në vehte, por çdo sfidë është mundësi për të mësuar dhe për tu rritur e ringritur edhe më fort. Tek e fundit LDK është parti e sfidave, dhe e betejave të forta. Ky është testamenti që na e kanë lënë trashëgim themeluesit e shtëpisë sonë politike me në krye Presidentin e pavdekshëm dr.Ibrahim Rugova.

Jam i bindur që me punën e madhe dhe mbështetjen e strukturave dhe qytetarëve të Prizrenit, do ta bëjmë Prizrenin një qytet edhe më të mirë.

Prizreni nuk është thjeshtë një qytet – Prizreni është zemra e kulturës, krenaria e historisë sonë, dhe shtëpia që na bashkon të gjithëve. Por, le ta themi troç: Prizreni meriton më shumë. Prizreni meriton punë të ndershme, zhvillim të vërtetë dhe një udhëheqje që nuk flet vetëm në fushata, por që dëgjon, punon dhe vepron çdo ditë për qytetarët.

Ky qyteti i bukur, i mbushur me plotë histori, kulturë dhe trashëgimi, ka një potencial të jashtëzakonshëm që meritojnë të çmohen dhe zhvillohen. Me punë të përkushtuar dhe bashkëpunim të ngushtë me çdo qytetar, ne mund të bëjmë ndryshime të vërteta dhe të qëndrueshme.

Puna ime si kandidat për kryetar është e mbushur me pasion për këtë qytet, dhe dëshira për të sjellë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, për rininë tonë, për çdo individ që jeton e punon këtu.

Ju premtoj se LDK në nuk do vij me premtime boshe. Por do vij me zemër të hapur dhe me besimin se, po – mundemi bashkë! Mundemi të qeverisim me ndershmëri dhe pa korrupsion, mund ta ndalim zhvatjen, dhe ta kthejmë Prizrenin në qytetin që ia vlen të rritësh fëmijët.

Mund të hapim horizonte zhvillimore në të gjitha fushat e jetës. Ta zhvillojmë turizmin dhe ta rrisimi mirëmqenjën e qytetarëve tanë.

Mundemi të bëjmë që të rinjtë të mos largohen nga ky vend, por të kenë arsye të qëndrojnë, të punojnë, të ëndërrojnë këtu. Mundemi të mbështesim bujqit, artizanët, bizneset e vogla – sepse aty rreh zemra e ekonomisë së vërtetë.

E ardhmja e Prizrenit nuk shkruhet aksidentalisht, por nga ne të gjithë – në çdo rrugë, lagje, fshat e familje.

Prandaj duhet të bëhemi bashkë dhe ta nisim këtë rrugëtim me besim, me durim e me guxim!

Prizreni është i juaji, Prizreni është i yni – dhe është koha ta marrim në dorë fatin e tij!

Zoti ju bekoftë të gjithëve
Zoti e bekoftë Prizrenin tonë!
Faleminderit nga zemra!



Read it all at Gazeta e Prizrenit