Nezir Çoçaj kalon në Nismën e Limajt: Prizreni ka nevojë për njerëz me duar të pastra

- Gazeta e Prizrenit

Nezir Çoçaj kalon në Nismën e Limajt: Prizreni ka nevojë për njerëz me duar të pastra

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nezir Çoçaj e ka zyrtarizuar aderimin e tij në Nismën Socialdemokrate, duke shpallur synimin për të qenë pjesë e listës zgjedhore të kësaj partie për zgjedhjet lokale në Prizren.

Në një adresim publik drejtuar qytetarëve, ai shprehu zhgënjimin e tij ndaj qeverisjes aktuale komunale, duke përmendur padrejtësitë, mungesën e ndershmërisë dhe neglizhencën ndaj mirëqenies së qytetarëve.

“Nga sot, angazhimin tim politik do ta vazhdoj në Nismën Socialdemokrate. Prizreni nuk ka nevojë për fjalë boshe, por për punë e për njerëz me duar të pastra”, theksoi ai.
Mbështetësve të tij iu drejtua me fjalët: “Edhe këtë herë, me ju. Unë jam gati”.



Read it all at Gazeta e Prizrenit