Bie sistemi i Policisë: Pezullohet përkohësisht hyrja e automjeteve në Maqedoninë e Veriut

- Bota Sot

Bie sistemi i Policisë: Pezullohet përkohësisht hyrja e automjeteve në Maqedoninë e Veriut

Sistemi i Policisë së Maqedonisë së Veriut ka pësuar një ndërprerje në të gjithë territorin e vendit, duke çuar në pezullimin e përkohshëm të hyrjes në këtë shtet.

Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, është raportuar një problem teknik që ka prekur funksionimin e sistemit kufitar të policisë.

Si pasojë e këtij problemi, autoritetet maqedonase kanë ndërmarrë masa për të pezulluar hyrjen e automjeteve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Aktualisht, autoritetet kanë filluar regjistrimin manual të automjeteve, dhe deri në rikthimin e plotë të sistemit të automatizuar, është rivendosur kontrolli i dyfishtë në kufi.



Read it all at Bota Sot