Sistemi i Policisë së Maqedonisë së Veriut ka pësuar një ndërprerje në të gjithë territorin e vendit, duke çuar në pezullimin e përkohshëm të hyrjes në këtë shtet.
Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, është raportuar një problem teknik që ka prekur funksionimin e sistemit kufitar të policisë.
Si pasojë e këtij problemi, autoritetet maqedonase kanë ndërmarrë masa për të pezulluar hyrjen e automjeteve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Aktualisht, autoritetet kanë filluar regjistrimin manual të automjeteve, dhe deri në rikthimin e plotë të sistemit të automatizuar, është rivendosur kontrolli i dyfishtë në kufi.