Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka mirëpritur aderimin e Arianit Nushit në strukturat e partisë, duke e cilësuar si një përforcim të rëndësishëm profesional dhe intelektual.
Nushi ka përvojë të gjerë në sektorin privat dhe ndërkombëtar, duke punuar në institucione si Raiffeisen Bank, IPKO, Neptun, Trion Invest, OSBE dhe IOM.
Selmanaj më një postime përshkroi atë si shembull të integritetit dhe përkushtimit qytetar, duke theksuar formimin e tij në menaxhim dhe informatikë. “LDK do të mbetet shtëpia e profesionistëve”, përfundoi Selmanaj.