“E kena marrë vesh që Naimi e ka tradhtu Liridonën”, përballen Naim Murseli e Leonard Ademaj

- Gazeta e Prizrenit

“E kena marrë vesh që Naimi e ka tradhtu Liridonën”, përballen Naim Murseli e Leonard Ademaj

Sot në seancën gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Naim Murseli — i akuzuari kryesor për vrasjen e Liridona Ademajt — ka marrë në pyetje me ton të ftohtë Leonardin, vëllain e viktimës, duke adresuar çështje të ndjeshme nga martesa e tragjike.

Murseli ka kërkuar të dijë nëse motra e tij ka pasur ndonjë ankesë në marrëdhënien e tyre prej 12 vjetësh.

Ademaj ka thënë se disa muaj para se të ndodhte tragjedia, familja e tij ishte njoftuar për një aferë tradhtie nga ana e Naim Murselin me një të afërme të saj.

Gjithashtu, Murseli ka pyetur për orën e vdekjes, duke marrë dijeni se Leonard kishte qenë në morg së bashku me Kushtrim Kokallën. Në përgjigjen e tij, Ademaj ka thënë se nuk mund ta përcaktojë saktësisht çfarë ore ka ndodhur ngjarja.


Pjesë nga intervistimi:

Naim Murseli: E kam një pyetje për Leonardin. Për 12 vjet martesë, a ju është ankuar ndonjëherë motra juaj për mua apo për raportin tonë?

Leonardi: Jo nuk është anku. Përveç që para disa muajve para se të ndodhte… Është prekur shumë për një aferë tradhtie e Naimit me të afërmen e saj… por që ajo vetë e kishte zgjidhë këtë dhe ne nuk e kemi kundërshtuar qëndrimet e saj./G.S



Read it all at Gazeta e Prizrenit