Gjyqtari i ndeshjes së kthimit të Partizanit, emër i njohur për Shqipërinë

- Bota Sot

Gjyqtari i ndeshjes së kthimit të Partizanit, emër i njohur për Shqipërinë

Kualifikimi i Partizanit në Ligën e Konferencës do të vendoset më 17 korrik në “Air Albania”.

Ndeshja me Kaljun do të nisë në orën 20:00 dhe gjyqtar kryesor do të jetë Trustin Faruxha Kan.

Maltezi është emër i njohur për Shqipërinë, ndërsa ka stemën e FIFA-s prej vitit 2015. Profesioni i tij është inxhinier, teksa e shkuara e ka hasur me Kombëtaren e Shqipërisë dhe atë U-21.

Trustin Faruxha Kan ndau drejtësi në miqësoren që Shqipëria zhvilloi ndaj Spanjës. Ishte transferta e vitit 2022, që u humb me rezultatin 2-1 nga kuqezinjtë.

Ndërkohë, në nëntorin e vitit 2021, Kosova U-21 dhe Shqipëria U-21 përballeshin për kualifikueset e Europianit. “Dardanët” e vegjël fitonin me përmbysje dramatike(2-1), ndërsa të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë. Maltezi Dunkan Sultana dhe Mark Kiantar do të jenë respektivisht asistent i parë dhe i dytë për ndeshjen e korrikut të Partizanit në Europë. Glen Tona do të qëndrojë si gjyqtar i katërt.

TALIN- Eksperienca e Partizanit në Talin nuk ishte më e mira e mundshme. Të kuqtë patën pretendime për një penallti të mohuar në pjesën e parë ku protagonist ishte Malaj. Lojë dhe ndërhyrje të ashpra pothuajse gjatë gjithë kohës nga vendësit, ndërsa vetëm dy kartonë të verdhë për ta nga skocezi Ros Hardi.



Read it all at Bota Sot