Bien pritjet në kufij – për të hyrë në Kosovë jo më shumë se 20 minuta

- Gazeta e Prizrenit

Bien pritjet në kufij – për të hyrë në Kosovë jo më shumë se 20 minuta

Pritjet për hyrje në Kosovë në pikëkalimet kufitare janë ulur ndjeshëm nga mbi një orë e 10 minuta sa ishin më herët.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pothuajse të gjitha pikat kufitare, pritjet për të hyrë në Kosovë janë aktualisht jo më shumë se 5 minuta.

Kjo përfshin edhe pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku më herët mërgimtarët prisnin mbi 1 orë e 10 minuta, ndërsa tani pritja është reduktuar në vetëm 5 minuta.

Përjashtim bëjnë disa pika, në Jarinje, pritjet për hyrje janë nga 15 deri në 20 minuta,në Merdarë, ato shkojnë deri në 10 minuta

Sa i përket daljeve nga Kosova, pritje më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare në Muçibabë, me deri në 40 minuta kohë pritjeje.



Read it all at Gazeta e Prizrenit