VETËVENDOSJE zyrtarizoi edhe kandidatin për kryetar të Rahovecit

- Gazeta e Prizrenit

VETËVENDOSJE zyrtarizoi edhe kandidatin për kryetar të Rahovecit
Në Rahovec, Lëvizja VETËVENDOSJE! zyrtarizoi kandidimin e Ali Dulës për kryetar komune, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Në takimin e mbajtur sot me Grupin Punues të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Rahovec, me pjesëmarrjen e Kryeministrit Albin Kurti, sekretarit Rama dhe drejtuesve të strukturës në Pika, u zyrtarizua dhe u mbështet kandidatura e Ali Dulës për kryetar komune.
“Me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në nivel qendror, dhe me Ali Dulën në krye të komunës, Rahoveci do të ketë një bashkëpunim efektiv, që sjell investime, progres dhe zhvillim.
Ftojmë të gjithë qytetarët e Rahovecit, nga Anadrinia deri në Zatriq, nga Krusha e Madhe deri në qytet, që të bëhen pjesë e këtij ndryshimi të shumëpritur dhe të domosdoshëm.
Nga 12 tetori Rahoveci do të qeveriset nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me kryetar Ali Dulën”, thuhet ne njoftim.
Lexo edhe:

Lypësarët – një imazh i keq për Prizrenin

https://gazetaeprizrenit.net/kurti-prezanton-artan-abrashin-kandidat-per-kryetar-te-prizrenit/


Read it all at Gazeta e Prizrenit