Guardiola nuk do asnjë tjetër

- Bota Sot

Guardiola nuk do asnjë tjetër

Manchester City dëshiron që Ederson të qëndrojë në klub edhe sezonin tjetër, ndërkohë që interesimi i Gallatasaraj për portierin brazilian është shtuar.

Edhe pse klubi turk është i bindur për një marrëveshje verbale me agjentin e lojtarit asgjë nuk është e mbyllur.

Te City ende nuk ka pasur ndonjë qasje nga Gallatasaraj dhe ata nuk duan që portieri i tyre numër 1 të largohet. Ederson tha publikisht gjatë turneut të tyre para sezonit se “e ardhmja ime është këtu dhe atë kohë raportet për një largim ishin “99% lajme të rreme“.

Trajneri Pep Guardiola gjithmonë ka thënë se nëse një lojtar kërkon të largohet, ai nuk do t’i pengonte, por në rastin e Ederson situata ndryshon. Portieri ndodhet te kjo skuadër që kur ka ardhur trajneri spanjoll dhe ata i kanë fituar së bashku të gjitha trofetë.

Ederson është një nga njerëzit e besuar të Guardiola, që e ka promovuar si kapiten të skuadrës. Gjithsesi, mes pasigurisë mbi të ardhmen e Ederson dhe Stefan Ortega, te City mbetet në bisedime për rinovimin e mundshëm të portierit të Burnley, James Trafford.

Skuadra e Manchester City ka një klauzolë riblerjeje prej 40 milionë eurosh në kontratën e tij, pasi e shiti atë te Burnley në vitin 2023. Gjithsesi, gjithçka do të varet nga ajo që do të bëjë Ederson, nëse do të pranojë të shkojë në Turqi apo jo.



Lexoni të gjitha në Bota Sot