Vapa përvëluese, Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për kujdes të shtuar

- Gazeta e Prizrenit

Vapa përvëluese, Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për kujdes të shtuar

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin gjatë këtyre ditëve.

Përmes një njoftimi zyrtar, kjo ministri u bën apel të gjithëve që t’u përmbahen rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit, raporton Klankosova.

Qëndroni larg të nxehtit

Përdorni krem mbrojtës ndaj diellit

Pini ujë rregullisht

Shmangni ekspozimin direkt në diell nga ora 10:00 deri në 17:00

Vishuni me rroba të lehta dhe me ngjyra të hapura

Limito sasinë e kafeinës dhe alkoolit

Mbajeni shtëpinë e freskët

Nëse keni shenja si: marramendje, djersitje, te vjella, konfuzion etj, drejtohuni për ndihmë mjekësore në Qendrën më të afërt Shëndetësore.



Read it all at Gazeta e Prizrenit