Kosova në prag të historisë! Ja kur pritet thyerja e rekordit të të gjitha kohërave, temperatura deri në 43- 44°C

- Gazeta e Prizrenit

Kosova në prag të historisë! Ja kur pritet thyerja e rekordit të të gjitha kohërave, temperatura deri në 43- 44°C

Masat e nxehta dhe të fuqishme ajrore me origjinë nga Afrika Veriore janë fuqizuar sot më tej, duke ngritur vlerat maksimale deri në 39°C.

Këto masa pritet të intensifikohen edhe më shumë gjatë ditës së premte dhe sidomos të shtunën, kur temperaturat maksimale mund të arrijnë deri në 43 apo 44°C – duke thyer rekordin absolut të temperaturës më të lartë të regjistruar ndonjëherë në Kosovë. Deri më tani, ky rekord mbahet nga vlera prej 42.0°C, e regjistruar më 24 korrik 2007 në Prizren, ndërsa më herët, po ashtu në Prizren, ishte regjistruar 40.8°C më 25 korrik 1987.

Bashkë me fuqizimin e këtyre masave ajrore, pritet të depërtojnë edhe koncentrime të larta të pluhurit saharian në atmosferë, të cilat mund të zbehin dukshmërinëturbullojnë pamjen e qiellit dhe të ndikojnë negativisht në cilësinë e ajrit.

Gjatë pasdites së së shtunës, si pasojë e paqëndrueshmërisë së lartë në atmosferë, do të ketë zhvillime konvektive të vranësirave, të cilat në zona të caktuara pritet të sjellin rrebeshe të izoluara shiushkarkesa rrufesh dhe erëra mjaft të fortalokalisht me shpejtësi deri në 80 km/h. Në kushte të pranisë së pluhurit saharian, këto reshje mund të marrin formën e reshjeve të baltës (“shi me baltë”), një fenomen i zakonshëm kur uji bie përmes shtresave të ngarkuara me pluhur.

Nga dita e diel, pritet depërtimi gradual i masave më të freskëta nga perëndimi i kontinentit. Si pasojë, temperaturat do të pësojnë ulje prej të paktën 6 deri në 10°C në nivel vendi. Moti do të karakterizohet nga intervale me diell dhe vranësira, ndërsa në disa zona të caktuara priten rrebeshe lokale shiu dhe disa shkarkesa rrufesh.

Në fillim të javës së ardhshme pritet ulje më e theksuar e temperaturave dhe shpeshtim i reshjeve, duke sjellë mot më të freskët dhe më të paqëndrueshëm në gjithë territorin. /



Read it all at Gazeta e Prizrenit