Zhduket 18-vjeçarja në Suharekë – Gjendet pas tre ditësh në banesën e gjyshit

- Gazeta e Prizrenit

Zhduket 18-vjeçarja në Suharekë – Gjendet pas tre ditësh në banesën e gjyshit

Një rast i raportuar si person i zhdukur në Suharekë, për fat të mirë ka përfunduar pa pasoja.

Burime të sigurta të Gazetes Sinjali bëjnë me dije se A.J. rreth 18-vjeçare ishte raportuar si e zhdukur më 21 korrik 2025, rreth orës 11:30, nga gjyshi i saj, D. J. rreth 73-vjeçar, pasi nuk kishte asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Pas tre ditësh kërkimesh, më 24 korrik 2025, rreth orës 20:30, vajza është gjetur në banesën e gjyshit të saj në Suharekë.


Sipas informacioneve të Sinjalit, gjendja shëndetësore e saj ka qenë e mirë dhe nuk janë vërejtur shenja të ndonjë keqtrajtimi. Pas marrjes së deklaratës, ajo është kthyer me dëshirën e saj në banesë, së bashku me gjyshin.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Departamentit për Krime të Rënda.



Read it all at Gazeta e Prizrenit