Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur mbështetje të fuqishme për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po gjykohet nga Gjykata Speciale në Hagë.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka ripostuar një deklaratë të Thaçit ku thuhet:
“Unë jam i privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përjetësisht”.
Në mbështetje të kësaj, kryeministri Rama shkroi: “Shumë e vërtetë Komandant. Çka s’është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare”.