Media boshnjake tallet me serbët për francezin: Nuk do ta falin kurrë - shkak vajza nga Kosova

- Bota Sot

Media boshnjake tallet me serbët për francezin: Nuk do ta falin kurrë - shkak vajza nga Kosova

Futbollisti i kombëtares së Francës, Benjamin Pavard, është martuar para disa ditëve. 

Media boshnjake “Sportsport” tallet me serbët duke shkruar se për shkak të vajzës nga Kosova, ata e shpallin Pavardin armik brenda natës. 

“E zgjedhura e tij është Kleofina Pnishi, një 31-vjeçare e lindur në Kosovë.

Festimi gjatë dasmës arriti kulmin në një moment. Çifti e shijoi festën, dhe më pas Benjamin dhe Kleofina e bënë shqiponjën dykrenare.

Dhe ndërsa shqiptarët gëzohen për shfaqjen e këtij simboli, serbët janë të tërbuar.

Pavard u bë armik i shtetit brenda natës.
Serbët e kanë quajtur skandaloz këtë veprim të mbrojtësit francez”
, shkruan media boshanjake.



Read it all at Bota Sot