Futbollisti i kombëtares së Francës, Benjamin Pavard, është martuar para disa ditëve.
Media boshnjake “Sportsport” tallet me serbët duke shkruar se për shkak të vajzës nga Kosova, ata e shpallin Pavardin armik brenda natës.
“E zgjedhura e tij është Kleofina Pnishi, një 31-vjeçare e lindur në Kosovë.
Festimi gjatë dasmës arriti kulmin në një moment. Çifti e shijoi festën, dhe më pas Benjamin dhe Kleofina e bënë shqiponjën dykrenare.
Dhe ndërsa shqiptarët gëzohen për shfaqjen e këtij simboli, serbët janë të tërbuar.
Pavard u bë armik i shtetit brenda natës.
Serbët e kanë quajtur skandaloz këtë veprim të mbrojtësit francez”, shkruan media boshanjake.