Në një aheng në Fortesë të Rahovecit sekuestrohen  dy armë zjarri

- Gazeta e Prizrenit

Në një aheng në Fortesë të Rahovecit sekuestrohen  dy armë zjarri
Policia e Kosovës ka reaguar ndaj një rasti të përdorimit të armëve të zjarrit gjatë një ahengu familjar në fshatin Bellacerkë të Rahovecit.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:20 të datës 1 gusht 2025, kur njësitë patrulluese të Stacionit Policor në Rahovec kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri gjatë patrullimit në këtë zonë. Të shtënat dyshohej se vinin nga një shtëpi ku po mbahej një dasmë.

Menjëherë pas ndërhyrjes në vendngjarje, janë identifikuar dy persona të dyshuar – meshkuj kosovarë të moshës madhore, ndërsa janë sekuestruar dy pistoleta për sinjalizim me zë, secila me nga një karikator, si dhe tri gëzhoja.

Rasti është iniciuar në procedurë të rregullt penale me vendim të prokurorit kujdestar.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka rikujtuar qytetarët që të përmbahen nga përdorimi i armëve gjatë ahengjeve familjare apo ngjarjeve festive, duke e cilësuar një veprim të tillë si rrezik serioz për jetën dhe sigurinë publike, por edhe si vepër penale e dënueshme me ligj.

Lexo edhe:

Këta janë kandidatët potencialë për Drejtor të Spitalit në Prizren



Read it all at Gazeta e Prizrenit