Vllaznia u eliminua në turin e dytë të Ligës së Konferencës nga Vikinguri edhe pse ishte shumë pranë historisë.
Klubi shkodran ka falenderuar tifozët për mbështetjen e madhe të treguar në Islandë, pavarësisht rezultatit në fund.
Postimi i plotë
Edhe në Islandën e largët, ata ishin si gjithnjë pranë skuadrës për ta mbështetur.
Ndonëse fundi i ndeshjes ndaj Vikingur nuk ishte ai i duhuri, sërish prania e tifozëve në shkallët e stadiumit të Rekjavikut, është një shtysë e madhe për të gjithë pjestarët e Vllaznisë për të bërë edhe më mirë në të ardhmen.
Faleminderit me gjithë shpirt për suportin tuaj!