Frikësohen për provokimin ndaj Kosovës! Polakët të zemëruar me Serbinë

- Bota Sot

Frikësohen për provokimin ndaj Kosovës! Polakët të zemëruar me Serbinë

UEFA duhet të ndërmend të gjitha veprimet ndëshkuese dhe të ashpra ndaj skuadrës polake Lech dhe asaj serbe Cërvena Zvezda e Beogradit.

Një tjetër ndeshje e Cërvena Zvezdës nuk mund të kalonte pa mesazhe politike. Interesant, këtë herë e drejtuar nga tifozët kundërshtarë”, shkruan media boshnjake “Sportpsort”.

Sllogani i turpshëm që UEFA duhet të dënojë rëndë edhe skuadrën polake.

Ata shpalosën slloganin në ndeshjen e Champions Leagues.

“Ndeshja u shënua edhe nga sllogani i tifozëve të Lech-it të cilët dërguan mesazhin se Kosova është Serbi, duke blerë kështu publikun serb”, shkruan më tej media boshnjake.

“Në fakt, shumë polakë janë të zemëruar me Serbinë për mbështetjen e Rusisë në konfliktin me Ukrainën, gjë që e kanë treguar me komentet e tyre.

"Turp. Jo vetëm në fushë, por edhe në tribuna..."; "Banner i turpshëm, turp për tifozët e vërtetë të Lech-it", janë disa komente nga polakët.

"I dua këto banderola. 80 përqind e tifozëve në tribuna nuk e kanë idenë se për çfarë bëhet fjalë në këtë çështje të Kosovës. Nëse e dinë fare se ku ndodhet", shkruan në komente.

Polakët kanë edhe frikën për këtë provokim të rëndë ndaj Kosovës.

"Gjëja më e mirë është se mund të marrim një gjobë për këtë", janë disa nga komentet e nxjerra në pah nga portali “polak gol24”.

“Polakët kujtuan një situatë nga e kaluara kur Rumania u ndëshkua rëndë nga UEFA për brohoritjen "Kosova është Serbi" në një ndeshje me Kosovën, dhe se Lech tani i frikësohet një gjobe të rëndë për shkak të kësaj”, shkruan më tej media polake.



Read it all at Bota Sot