UEFA duhet të ndërmend të gjitha veprimet ndëshkuese dhe të ashpra ndaj skuadrës polake Lech dhe asaj serbe Cërvena Zvezda e Beogradit.
“Një tjetër ndeshje e Cërvena Zvezdës nuk mund të kalonte pa mesazhe politike. Interesant, këtë herë e drejtuar nga tifozët kundërshtarë”, shkruan media boshnjake “Sportpsort”.
Sllogani i turpshëm që UEFA duhet të dënojë rëndë edhe skuadrën polake.
Ata shpalosën slloganin në ndeshjen e Champions Leagues.
“Ndeshja u shënua edhe nga sllogani i tifozëve të Lech-it të cilët dërguan mesazhin se Kosova është Serbi, duke blerë kështu publikun serb”, shkruan më tej media boshnjake.
“Në fakt, shumë polakë janë të zemëruar me Serbinë për mbështetjen e Rusisë në konfliktin me Ukrainën, gjë që e kanë treguar me komentet e tyre.
"Turp. Jo vetëm në fushë, por edhe në tribuna..."; "Banner i turpshëm, turp për tifozët e vërtetë të Lech-it", janë disa komente nga polakët.
"I dua këto banderola. 80 përqind e tifozëve në tribuna nuk e kanë idenë se për çfarë bëhet fjalë në këtë çështje të Kosovës. Nëse e dinë fare se ku ndodhet", shkruan në komente.
Polakët kanë edhe frikën për këtë provokim të rëndë ndaj Kosovës.
"Gjëja më e mirë është se mund të marrim një gjobë për këtë", janë disa nga komentet e nxjerra në pah nga portali “polak gol24”.
“Polakët kujtuan një situatë nga e kaluara kur Rumania u ndëshkua rëndë nga UEFA për brohoritjen "Kosova është Serbi" në një ndeshje me Kosovën, dhe se Lech tani i frikësohet një gjobe të rëndë për shkak të kësaj”, shkruan më tej media polake.