Trajneri Parker është i lumtur

- Bota Sot

Trajneri Parker është i lumtur

Burley është mundur dje nga Lacio në një miqësore me shifrat 1-0.

Por trajneri i skuadrës angleze, Skot Parker, ishte i lumtur për paraqitjen e ekipit të tij dhe për faktin se gjatë javës janë finalizuar tre afrime në skuadër, mes të cilëve edhe Armando Broja.

Sulmuesi u transferua nga Çelsi dhe nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me klubin e ri, ku pritet të ketë një rol titullari në të ardhmen.

“Jam me të vërtetë i kënaqur që ne shtuam cilësi në ekipin tonë.

Sigurisht, edhe eksperiencë. Janë tre lojtarë të cilët i kemi parë në Premier Ligë dhe e kanë shijuar atë, ndaj me shumë mundësi e dinë se çfarë pritet në këtë kategori.

Jam i kënaqur që ia dolëm. Shpresojmë që të përmirësojmë edhe zona të tjera gjithashtu, por të shohim si shkojnë gjërat gjatë dritares”, tha Parker për “Burnely Express” pas sfidës.



Read it all at Bota Sot