Burley është mundur dje nga Lacio në një miqësore me shifrat 1-0.
Por trajneri i skuadrës angleze, Skot Parker, ishte i lumtur për paraqitjen e ekipit të tij dhe për faktin se gjatë javës janë finalizuar tre afrime në skuadër, mes të cilëve edhe Armando Broja.
Sulmuesi u transferua nga Çelsi dhe nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me klubin e ri, ku pritet të ketë një rol titullari në të ardhmen.
“Jam me të vërtetë i kënaqur që ne shtuam cilësi në ekipin tonë.
Sigurisht, edhe eksperiencë. Janë tre lojtarë të cilët i kemi parë në Premier Ligë dhe e kanë shijuar atë, ndaj me shumë mundësi e dinë se çfarë pritet në këtë kategori.
Jam i kënaqur që ia dolëm. Shpresojmë që të përmirësojmë edhe zona të tjera gjithashtu, por të shohim si shkojnë gjërat gjatë dritares”, tha Parker për “Burnely Express” pas sfidës.