Ludogorets është kundërshtari i Shksndijës së Tetovës në play-off të Europa League në futboll.
Kampioni bullgar u eliminua nga Ferencvaros në rrethin e tretë kualifikues të Champions League dhe do të përballet me kampionin e Maqedonisë së Veriut.
Ferencvaros mposhti kampionin bullgar me rezultat 3:0 në ndeshjen e kthimit, pasi ndeshja e parë përfundoi pa fitues dhe pa gola.
Megjithatë, në ndeshjen e dytë, hungarezët ishin plotësisht superiorë ndaj kundërshtarit të tyre dhe festuan me rezultat bindës.
Heroi absolut i ekipit hungarez është Varga, i cili shënoi dy gola, ndërsa njëri ishte vepër e Szalait.
Ndeshja e parë do të luhet në Shkup më 21 gusht, ndërsa e kthimit shtatë ditë më vonë në Razgrad.