Shkëndija kundër Ludogoretsit në play-off të Europa League

- Bota Sot

Shkëndija kundër Ludogoretsit në play-off të Europa League

Ludogorets është kundërshtari i Shksndijës së Tetovës në play-off të Europa League në futboll. 

Kampioni bullgar u eliminua nga Ferencvaros në rrethin e tretë kualifikues të Champions League dhe do të përballet me kampionin e Maqedonisë së Veriut.

Ferencvaros mposhti kampionin bullgar me rezultat 3:0 në ndeshjen e kthimit, pasi ndeshja e parë përfundoi pa fitues dhe pa gola.

Megjithatë, në ndeshjen e dytë, hungarezët ishin plotësisht superiorë ndaj kundërshtarit të tyre dhe festuan me rezultat bindës.

Heroi absolut i ekipit hungarez është Varga, i cili shënoi dy gola, ndërsa njëri ishte vepër e Szalait. 

Ndeshja e parë do të luhet në Shkup më 21 gusht, ndërsa  e kthimit shtatë ditë më vonë në Razgrad.



Lexoni të gjitha në Bota Sot