S’kanë të ndalur të shtënat në dasma, 19-vjeçari nga Rahoveci kapet me ar'më

- Gazeta e Prizrenit

S’kanë të ndalur të shtënat në dasma, 19-vjeçari nga Rahoveci kapet me ar'më

Edhe pse Policia e Kosovës ka bërë thirrje të vazhdueshme për ndalimin e të shtënave gjatë ahengjeve, kjo dukuri e rrezikshme po vazhdon. Rasti më i fundit është shënuar në fshatin Polluzhë të Rahovecit, ku një 19-vjeçar është kapur me armë pas të shtënave në një dasmë.

Ngjarja ka ndodhur më 11 gusht rreth orës 21:00, ndërsa policia ka reaguar një ditë më pas, pasi ka marrë informacione për të shtënat. Hetuesit, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë identifikuar të dyshuarin E. H, rreth 19-vjeçar, i cili gjatë bisedës me zyrtarët policorë ka pranuar veprën.

I riu ka dorëzuar një pistoletë me gaz të modelit “Zoraki” dhe një karikator të zbrazët. Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, arma është sekuestruar si provë materiale.


Pas marrjes në pyetje, Prokurori Kujdestar ka urdhëruar lirimin e të dyshuarit, ndërsa rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.



Read it all at Gazeta e Prizrenit