Nuk u ndal asnjëherë për 30 vite.
Kontribues në gjeneratën e sakrificës e deri me tash.
Abdulla Syla ndahet pas 30 viteve si punëtor i palodhur i klubit të futbollit Gjilani.
Syla njihet si burrë i qetë, punëtor i madh dhe i respektuar kudo jo vetëm në komunitetin e futbollit.
“Pas 30 vitesh të paharrueshme në klubin SC Gjilani që ka qenë shtëpia ime e dytë, ka qenë një rrugëtim me shumë sfida, emocione, fitore e humbje por mbi të gjitha me dashuri dhe përkushtim të sinqertë.
Krejt në fund e falënderoj presidentin, drejtorin, sekretarin dhe gjithë stafin përcjellës të klubit tim të zemrës SC Gjilani që po ndahem nga klubi pas 30 vitesh pune”, ka bërë të ditur Abdulla Syla.