Abdulla Syla: Po ndahem nga klubi pas 30 vitesh

- Bota Sot

Abdulla Syla: Po ndahem nga klubi pas 30 vitesh

Nuk u ndal asnjëherë për 30 vite.

Kontribues në gjeneratën e sakrificës e deri me tash.

Abdulla Syla ndahet pas 30 viteve si punëtor i palodhur i klubit të futbollit Gjilani.

Syla njihet si burrë i qetë, punëtor i madh dhe i respektuar kudo jo vetëm në komunitetin e futbollit.

“Pas 30 vitesh të paharrueshme në  klubin SC Gjilani që ka qenë shtëpia ime e dytë, ka qenë një rrugëtim me shumë  sfida, emocione, fitore e humbje por mbi të gjitha me dashuri dhe përkushtim të sinqertë. 

Krejt në fund e falënderoj presidentin, drejtorin, sekretarin dhe gjithë stafin përcjellës të klubit tim të zemrës SC Gjilani që po ndahem nga klubi pas 30 vitesh pune”, ka bërë të ditur Abdulla Syla.



Lexoni të gjitha në Bota Sot