Sot Ardon Jashari dhe Luka Modriç debutuan me Milanin. Ishte minuta e 66-të e ndeshjes Milan-Bari, kur bashkë me Musah u aktivizuan.
I gjithë publiku vendës në “San Siro” i priti me duartrokitje të ngrohta.
Nga fusha u larguan Loftus-Çik, Pulisiç dhe Riçi.
Ndeshja përfundoi me rezultat 2:0 për Milanin, ndërsa golat i shënuan Leao dhe Pulisiç.
Ky takim vlen për Kupën e Italisë.