Moment i veçantë për debutimin e Modriçit dhe shqiptarit

- Bota Sot

Moment i veçantë për debutimin e Modriçit dhe shqiptarit

Sot Ardon Jashari dhe Luka Modriç debutuan me Milanin. Ishte minuta e 66-të e ndeshjes Milan-Bari, kur bashkë me Musah u aktivizuan.

I gjithë publiku vendës në “San Siro” i priti me duartrokitje të ngrohta.

Nga fusha u larguan Loftus-Çik, Pulisiç dhe Riçi.

Ndeshja përfundoi me rezultat 2:0 për Milanin, ndërsa golat i shënuan Leao dhe Pulisiç.

Ky takim vlen për Kupën e Italisë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot