Salvini kritikon Macronin për trupat në Ukrainë; Parisi thërret ambasadorin italian

- Bota Sot

Salvini kritikon Macronin për trupat në Ukrainë; Parisi thërret ambasadorin italian

Franca ka thirrur ambasadoren italiane në Paris, Emanuela D’Alessandro pas komenteve të zëvendëskryeministrit italian Matteo Salvini ndaj presidentit francez Emmanuel Macron, për mbështetjen e tij për dërgimin e trupave në Ukrainë.

“Vish helmetën, xhaketën, pushkën dhe shko në Ukrainë”, mësohet t’i ketë thënë Salvini-Macronit duke komentuar propozimin e Francës për të dërguar trupa atje.

Salvini kritikoi planet e Macron të cilat parashikojnë “ushtri evropiane, riarmatim evropian dhe borxhe të përbashkëta evropiane për të blerë raketa”, shkruan ANSA.

Ky incidenti diplomatik detyroi Parisin të theksonte “se këto komente janë në kundërshtim me klimën e besimit dhe marrëdhëniet historike midis dy vendeve, si dhe zhvillimet e fundit dypalëshe që kanë nxjerrë në pah konvergjenca të forta, veçanërisht në lidhje me mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën”.

Vendimi dhe urgjenca e thirrjes së ambasadorit ka shumë të ngjarë të jenë ndikuar nga sulmet e zakonshme të zëvendëskryeministrit ndaj Macron, të cilin ai shpesh e quan publikisht një “nxitës lufte” dhe një “bombardues”.



Read it all at Bota Sot