Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se efektivët e Qendrës së Zhytjes së Forcës Detare së Shqipërisë, zhvilluan në Pashaliman stërvitjen e përbashkët me kolegët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Efektivët e Qendrës së Zhytjes së Forcës Detare zhvilluan në Pashaliman stërvitjen e përbashkët me kolegët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Një traditë e qëndrueshme që garanton operacionalitet, ndërveprim dhe rritje të kapaciteteve për misionet nënujore”, ka shkruar Vengu.
Lexo edhe:
Premtojnë për qytetarët, por disa kuvendarë punojnë për vete: Kujdes në zgjedhje!